Si funksionon sherbimi ?
Per shitesin e sherbimit:
- Regjistrim ne rentfromlocals.com nepermjet menuse "regjistrohu"
- Konfirmoni adresen e email nepermjet nje emaili automatik qe ju vjen ne inbox tuaj. Kujdes, ky email mund te vije ne dosjen Spam, sigurohuni ta kontrolloni edhe ate
- Publiko makinen/apartamentin tuaj nepermjet menuse "Publikim i ri"
- Zgjidhni kategorine e makines/akomodimit
- Ploteso fushat e kerkuara gjate procesit te publikimit
- Ne fushen vendndodhja jep adresen ekzakte ku do ndodhet makina/apartamenti.
- Publiko makinen/apartamentin
- Prisni kerkesat qe ju vine per qiramarrje. Keto do ju vine me email. Kujdes, kontrolloni emailin vazhdimisht
- Aprovoni ose refuzoni kerkesen brenda afatit. Ne te kundert rezervimi anullohet automatikisht. Mundohuni ta beni kete hap sa me shpejt.
- Komunikoni me qiramarresin per te organizuar dorezimin e celesave
- Verifikoni bashke me te gjendjen e makines/apartamentit
- Merrni pagesen tuaj ne dore.
- Kerkojini klientit te konfirmoje ne website dorezimin
- Mbasi periudha e qiramarrjes ka kaluar, organizoni takimin tjeter per kthimin
- Kontrolloni gjendjen e makines/apartamentit
- Jepni vlerezim per palen tjeter ne website
Per bleresin e sherbimit:
- Regjistrim ne rentfromlocals.com nepermjet menuse "regjistrohu"
- Kerko makinen/apartamentin qe ju intereson. Mund te perdorni kriteret e kerkimit sipas kategorise, datave, qytetit, opsioneve etj.
- Mbasi zgjidhni ndiqni procesin e rezervimit.
- Kujdes: Gjate rezervimit ju paguani me karte vetem tarifen e sherbimit, ndersa kuota qe i detyroheni ofruesit do ti jepet atij/asaj ne dore gjate shkembimit te celesave. Tarifa e sherbimit nuk ju mbahet nga karta ne momentin e rezervimit, por vetem pasi ju te keni konfirmuar dorezimin. Pra ju jeni 100% i mbrojtur ne cdo rast. Pagesat me karte jane te mbrojtura nga Stripe. Asnje e dhene nuk procesohet nga ne
- Prisni aprovimin e e ofruesit
- Komunikoni me te nepermjet mesazheve ne website per te caktuar vendin dhe oren
- Pasi te keni verifikuar bashke me ofruesin gjendjen, paguajani kuoten e ne dore.
- Konfirmoni ne website dorezimin (e rendesishme)
- Pasi keni perfunduar periudhen e qiramarries, organizoni kthimin e makines/apartamentit
- Jepni vlerezim per palen tjeter ne website
Siguracioni i makinave
- Ofrohen 3 lloj siguracionesh:
- TPL - mbulon vetem demin e pales tjeter te perfshire ne aksident
- Mini Kasko - Pervec pales se trete te mbuluar ne TPL, mbulon edhe deri ne 80% te demit ne makinen e marre me qira. Vlen vetem ne rast aksidenti. Eshte i nevojshem raporti i policise
- Kasko - Mbulon deri ne 80% te vleres se humbur pavaresisht rrethanave
- Pervec opsioneve me siper, disa ofrues, japin opsionin e Mbulimit te Plote kundrejt nje pagese shtese ditore. Mbulimi i plote do te thote qe qiramarresi nuk ka me pergjegjsi ne cfaredo lloj rrethane, pervec rasteve te qellimshme
- Disa ofrues definojne nje shume limit per pergjegjsine e klientit, e cila vlen kur opsioni i mbulimit te plote nuk eshte zgjedhur
Ndihma rrugore (per makinat)
Tregon qe ofruesi i makines ofron ndihme rrugore ne rast difekti te makines. Nje makine zevendesuese mund tju propozohet ne varesi te disponueshmerise
Kalimi i kufirit (per makinat)
Ne rastet kur ofrohet, klienti ka te drejte te kaloje kufirin me makinen e zgjedhur. Gjithsesi mund te kete kufizime te tjera si per shembull tarife ose depozite ekstra te kerkuar. Gjithashtu ndihma rrugore mund te jete e kufizuar jashte territorit Shqiptar. Shikoni informacionet shtese ne detajet e makines ne lidhje me asistencen jashte kufirit